Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 157 urdhëresa të gjykatës, në lokacione dhe aksione të ndryshme.

Nga këto, 29 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.Sipas Policisë, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa të dënuarit me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe katër armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar 3,172 gjoba për kundërvajtje dhe shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre, 387 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts