Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga mostrat e marra gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 342 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Ai përmes një postimi në Facebook gjithashtu njoftoi se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, do të vendosin rezervuarin 10 tonë të oksigjenit si dhe kanë dërguar edhe 100 boca të reja me oksigjen.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, po vendosim rezervuarin 10 tonë të oksigjenit si dhe kemi dërguar edhe 100 boca te reja me oksigjen. Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme. Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme.Pacientët e hospitalizuar me Covid 19, do të kenë trajtim të veçantë.Nga mostra të mara gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 342 janë shëruar nga #Covid 19.Bashkë ia dalim!