Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ora 09:00)
Mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. (Dhomat e Specializuara, Hagë, ora 09:30)
Platforma qytetare “Liria ka emër” organizon konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”. Konferenca synon të rikthejë vëmendjen te narrativi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në kontekst të procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe vendimit që pritet të merret më 16 shtator 2026.( Hotel Prishtina, Rruga Pashko Vasa, Nr. 20, Prishtinë, ora 09:30 – 15:00)
Këshilli i Investitorëve Evropian (European Investors Council EIC), organizon forumin: “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage” me temë:“Connecting Sport, Investment & Regional Growth”. Ky forum shënon nisjen e iniciativës “Road to 2030”, e cila do të zhvillohet gjatë periudhës 2026-2029, me synim krijimin e një platforme të përbashkët për të mbështetur përgatitjet dhe vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 09:30
Promovohet libri “Një vit jetë pa institucione”, të politologut Albinot Maloku. (Ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ora 17:00)
Organizohet Gala Night Reception në kuadër të aktivitetit “Road to 2030: Kosovo on Mediterranean Stage”. (Argo Drinks Show Room, ora 20:00)




















