Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Vendimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Inspektojmë sot, parandalojmë problemet nesër!” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.


















