Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale gjermane në pikën kufitare Furth im Wald, pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 shtatorit 2026, rreth orës 00:30, kur zyrtarët policorë e ndaluan 32-vjeçarin gjatë kontrollit të një automjeti.
Gjatë verifikimit të të dhënave personale, policia konstatoi se kosovari kërkohej për shkak të një dënimi për mashtrim, të shqiptuar nga Gjykata e Landshutit.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti për shkak të një gjobe të papaguar. Pas njoftimit për urdhrin, 32-vjeçari arriti të paguante shumën prej 639.50 eurosh.
Me pagesën e gjobës, ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.Pas përfundimit të procedurave policore, 32-vjeçari u lirua dhe iu lejua të vazhdonte udhëtimin./Albinfo.ch/



















