Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar.

Mësohet se 37-vjeçarja, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, policia shqiptare kanë vendosur që pacientja të transportohej drejt një spitali të specializuar në kryeqytet, shkruan Euronewsal.

Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja ka vdekur.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa rasti është nën verifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts