Ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për media.
Ajo ka bërë të ditur edhe datën se kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ka shpallur datën 6 gusht duke filluar nga ora 10:00 si datë për mbatjen e seancës. Ajo ka shtuar se nuk ekziston ende një dakordim politik për presidentin edhe për këtë arsye nuk e shpallur datën e seancës deri më tani.
Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeari apo kryetarja e kuvendit si dhe nënkryetarët.




















