Pas ngjarjes të ndodhur sot ka reaguar edhe Sami Lushtaku, i cili përmes një postimi në Facebook ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar pushtetin qendror për provokim të situatës.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, ka shkruar Lushtaku.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe mbështetës të partive politike kanë komentuar ashpër incidentin dhe gjuhën e përdorur nga palët.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka publikuar një version zyrtar lidhur me rastin, ndërsa pritet që organet kompetente të ndërmarrin veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit./Rilindjashqiptare/











