Mospajisja e mbrojtjes me shkresat e lëndës ka bërë që të anulohet seanca e sotme gjyqësore ndaj Valdrin Krasniqit, i akuzuar për vepër penale që lidhet me narkotikë.

Seanca ishte paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Gëzim Ademi, ndërsa në sallë ishte e pranishme edhe prokurorja e shtetit.

Shqyrtimi i çështjes është penguar për shkak se mbrojtja e të akuzuarit nuk ishte pajisur me dokumentacionin e dosjes. Kjo ka sjellë anulimin e seancës, pa vazhduar me shqyrtimin gjyqësor ndaj Krasniqit.

Shkresat e lëndës përmbajnë materialet mbi të cilat zhvillohet procesi. Qasja në to i shërben mbrojtjes për t’u njohur me akuzën dhe provat, si dhe për të përgatitur argumentet që do të paraqesë gjatë gjykimit qe nga mbrotja nuk ishin të gatshëm të vazhdojnë.

Kështu, seanca e sotme është ndalur te çështja e dokumentacionit për mbrojtjen, ndërsa akuza ndaj Krasniqit mbetet për t’u shqyrtuar në vijim të procesit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts