Pas më shumë se dy muajsh në arrati, reperi nga Shqipëria Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se ai është paraqitur në polici bashkë me avokatin.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, ka deklaruar Rugova.

Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me një përleshje që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, nën dyshimin për veprat:  “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet kryesore për sot
Moti për sot

Moti për sot

May 9, 2025
Televotim i fortë, kush është fermeri që u eliminua nga Ferma VIP

Related Posts