Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale kur një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016-ës, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-presidentin.
Ai gjithashtu bu përballë edhe me akuza për përmbysjen e rezultateve të vitit 2020 për humbjen e zgjedhjeve, shkruan Reuters.
Trump tha më 24 tetor se do të shkarkonte këshilltarin special të SHBA-së Jack Smith – i cili drejtoi prokuroritë federale mbi përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhje dhe mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra – “brenda dy sekondave” pas betimit.
Trump u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe i cilësoi ndjekjet si të motivuara politikisht.
Ndërsa Trump si president do të ketë autoritetin të pushojë Smithin dhe të mbyllë çështjet federale kundër tij, ai nuk do të ketë të njëjtin kontroll mbi çështjen fshehjes së pagesës në Nju Jork ose ndjekjen penale nga Georgia ndaj tij për përpjekjen për të përmbysur humbjen e tij në vitin 2020 në atë shtet.
Por roli i tij unik si president e bën të pamundur që ai të përballet me pasoja ligjore në secilin rast gjatë mandatit të tij në detyrë.
Një datë tjetër gjyqi është caktuar përpara se ai të betohet më 20 janar, megjithëse ekspertët ligjorë thanë se kjo nuk ka gjasa të vazhdojë.
.