Giuseppe Ippolito, specialist i sëmundjeve infektive në Itali njëkohësisht drejtor i Institutit Spallanzani, është shprehur se ata që e kanë kaluar covidin, nuk kanë më nevojë të vaksinohen.
Ai tha më tej se para se dikush të vaksinohet, duhet të kontrollojë nivelin e antitrupave.
Në rast se ato janë në nivele të ulëta, atëherë mund të vaksinohet.
Ai u shpreh optimist për situatën e pandemisë në Itali, duke thënë se shifrat janë gjithnjë e në rënie, dhe se masat e marra kanë dhënë efektet e duhura.
“Ne jemi duke përgatitur një dekret të ri masash, i cili parashikohet të jetë për një periudhë më të gjatë, përtej pushimeve”.
Në lidhje me vaksinën ai tha se në Itali nuk do të jetë e detyrueshme por do të rekomandohet që të merret nga të gjithë.
“Mendoj se të gjithë duhet ta bëjnë vaksinën. Ne do të fillojmë me grupet më të rrezikuara, siç janë mjekët dhe të moshuarit. Ndërsa për studentet do të diskutohet pak më vonë. Shpërndarja e vaksinës do të bëhet edhe përmes ndihmës së Forcave të Arm