Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se ka hedhur poshtë propozimin iranian për heqjen e bllokadës amerikane dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Së pari, ai është shprehur se dëshiron disa garanci për frenimin e programit bërthamor iranian, duke i thënë Axios në një intervistë telefonike se “ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”.
“Bllokada është disi më efektive se bombardimet. Ata po mbyten si një derr i mbushur. Dhe do të jetë më keq për ta. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, ka thënë Trump.
Ndërsa, ka vlerësuar efikasitetin e bllokadës, ai nuk do të diskutonte planet e mundshme ushtarake gjatë intervistës.
“Ata duan të vendosen. Ata nuk duan që unë ta mbaj bllokadën. Unë nuk dua [ta heq bllokadën], sepse nuk dua që ata të kenë një armë bërthamore”, ka thënë Trump.




















