Kryeministri Albin Kurti ka folur për sulmin në Ibër-Lepenc për të cilin po i bën përgjegjës Nemanja Radivojeviq “Gandin” dhe Vladimir Radivojeviq “Mamin”.
Ai ka thënë se janë disa mesazhe të publikuara në Telegram që dëshmojnë përfshirjen e tyre.
“Komunikimi në Telegram ”Shihemi nesër në mbrëmje”, ka qenë mesazh i drejtpërdrejtë për sulmin e planifikuar në Ibër-Lepenc”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se të nesërmen është publikuar një shkrim tjetër ku flitet për “Ibrin e përgjakur” e që sipas tij “me shumë gjasë ndërlidhet me sulmin”.
“Të nesërmen sërish është postuar një shkrim që me shumë gjasë ndërlidhet me sulmin terrorist “Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur, kur ujqërit të zbresin nga malet serbe”. Të nesërmen me datë 30 nëntor, e njëjta fotografi ishte publikuar nga Nemandja Radivojeviç-Gandi. Dhe më datë 29 nëntor ëhtë kryer sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale strategjike në Varagë, me ç’rast është sulmuar kanali i ujit në Ibër-Lepenc”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.