Fermerët e Komunës së Prishtinë që kanë pësuar dëme në serrat e tyre si pasojë e erërave të fuqishme që përfshinë vendin në fund të javës së kaluar, mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore.

Kështu ka bërë të ditur Jeta Rafuna Drejtoreshe e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Kryeqytet. Ajo ka shtuar se kërkesat duhet të dorëzohen në sportelet në katin përdhes të objektit të Komunës së Vjetër.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR FERMERËT

Të nderuar fermerë,

Si pasojë e erërave të fuqishme që përfshinë vendin në fund të javës së kaluar, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë sera bujqësore.

Për këtë arsye, njoftohen të gjithë fermerët që kanë pësuar dëme në serrat e tyre se mund t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore.

Vendi i dorëzimit të kërkesave: Sportelet në katin përdhes të objektit të Komunës së Vjetër.

Ftohen të gjithë fermerët e prekur që të paraqesin kërkesat e tyre, në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evidentohen dhe të trajtohen nga komisioni përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts