Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe një gazetar i KIKS-it kanë zhvilluar një bisedë, për të bërë pazar dhe për të siguruar një patentë vozitjeje në këmbim të pagesës. Por, zyrtari i Ministrisë nuk e dinte se do të takohet me një gazetar.
Përpara se ekipi i emisionit të binte në kontakt me këtë person, të cilit nuk do t’i shfaqet identiteti, KIKS Kosova ka marrë informacionet për mundësinë e marrjes së patentës me pagesë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Siç i është thënë KIKS-it, me 800 euro siguron patentën pa kaluar fare nëpër teste.
Të rinjtë që i dhanë emisionit këto informacione, detyruan ekipin e gazetarëve investigativë të marrin udhën për në Podujevë. KIKS-i u nis për të marrë më shumë detaje dhe për të gjetur autoshkollën që kryen këto shërbime të dënueshme sipas ligjeve të Kosovës.
Kur takimi u aranzhua dhe KIKS-i ishte gati, mbeti vetëm edhe pazari pa u kryer me atë që merr pagë nga shteti, dhe përveç tij, duket se shumat e mëdha janë marrë në mënyrë të paligjshme.
Përpara se të ndodhte takimi, ekipi i KIKS-it u sigurua që ai është duke ardhur.
Pas 4 orësh, pritjes i erdhi fundi.
Se çka ndodhi më tej, ndiqeni në kronikën më poshtë: