Avokati personal i presidentit Trump, Rudi Giuliani, duket se ka lëshuar gazra gjatë një seance ku u diskutua për dyshimet rreth manipulimeve në zgjedhje në Michigan.
Giuliani ishte në mesin e një debati të nxehtë me republikanin Darrin Camilleri, kur u dëgjuan gazrat e para. “Do të kërkoj që ai të disiplinohet për këtë”, tha avokati 76 vjeç.
Rreth 90 sekonda më vonë, mikrofoni kapi një tingull tjetër të ngjashëm, i cili duket se u dëgjua edhe nga këshilltarja ligjore e Trumpit, Jenna Ellis, e cila reagoi me mimikë kur ishte e ulur afër Giulianit gjatë seancës.
Dukej se ajo ishte gati për të qeshur, por e vazhdon përqendrimin në seancë, shkruan Daily Mail.
Pas publikimit të videos ku dëgjohen tingujt e gazrave, në internet shpërthyen talljet. “Rudy lëshoi gazra aq fort, saqë u kapën edhe nga mikrofoni dhe Jenna me zor e mbajti të qeshurën. Ky është kulmi i vitit 2020. Vajzë, a nuk të vjen keq që nuk pate maskë”, shkroi një përdoruese e rrjeteve sociale.
Disa ditë më parë, Giuliani mori vëmendje në medie kur gjatë një deklarate filloi t’i rridhte faqeve ngjyra e flokëve.
Për Video kliko: https://www.dailymail.co.uk/video/news/video-2306568/Video-Microphone-appears-catch-Rudy-letting-one-rip-hearing.html