Procesi për lirimin e Vehbi Miftarit nga detyra në Vatikan ka nisur në vitin 2025, kështu ka deklaruar U.D. presidentja, Albulena Haxhiu.
Ajo është pyetur për këtë çështje dhe ka sqaruar se në diplomaci bëhen emërime, kthime dhe rotacione, duke theksuar se kthimi nga misioni diplomatik nuk konsiderohet shkarkim.
“Për z.Miftari, unë nuk do ta quaja shkarkim, çdo kthim nga misioni diplomatik, nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, kthime, rotacion. Për z.Miftari, procedura ka filluar në vitin 2025, kam trashëguar numër të madh lëndësh në raport me këto çështje, lëndë të trashëguara nga presidentja Osmani, aty ku gjithçka është në rregull me procedurat do t’i shtyjë përpara, janë bërë 8 emërime, tri lirime”, tha ajo.
Miftari më 26 janar të vitit 2024, ishte emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Deri në atë kohë, Miftari, kishte shërbyer si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.




















