Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në Gllarevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Në Gllarevë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar tetë persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

 

Related Posts