Në një bisedë të zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti është pyetur nga Olta për mundësinë e krijimit të një lidhjeje romantike gjatë qëndrimit në lojë.
“Do të krijoje marrëdhënie, do të ishe puthë?”, e pyeti Olta, duke e drejtuar bisedën drejt një teme intime që ngjalli kureshtje mes banorëve.
Me humor dhe sinqeritet, Vullneti u përgjigj: “Po, po, njëqind për qind, qe këtu. S’ishi ardhë në Prime hiç, isha kanë unë kryesori. Po ku me gjetë atë njeri”.
Gjatë bisedës, Vullneti shtoi se është një person që nuk e viktimizon veten për orientimin e tij seksual dhe ka arritur ta pranojë atë me krenari. “Unë nuk vuaj për seksualitetin tim, nuk e viktimizoj vetën, jetoj i lumtur, e shijoj vetën”, tha ai, duke dhënë një mesazh frymëzues për të gjithë ata që ndihen të paragjykuar nga shoqëria.