Përfaqësuesja e Irlandës është gati për përballjen e sontme (e martë) ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila zhvillohet në “Aviva Stadium” të Dublinit me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në këtë sfidë, ndërsa do të detyrohet të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në repartin defensiv.

Mungesa më e madhe për vendasit pritet të jetë ajo e kapitenit Nathan Collins. Vendin e tij në treshen e mbrojtjes pritet ta zërë futbollisti i Evertonit, Jake O’Brien, i cili do të rreshtohet përkrah Dara O’Sheas dhe Liam Scales, ndërsa portën do ta mbrojë Caoimhin Kelleher.

Në vijën e mesfushës pritet të aktivizohen Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning. Ndërkohë, në fazën sulmuese, në mbështetje të sulmuesit kryesor Troy Parrott, pritet të luajnë Adam Idah dhe Jack Moylan.

Formacioni i mundshëm i Irlandës (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts