Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Gjykata Speciale e ka goditur PDK-në nga jashtë kurse Ramush Haradinaj nga brenda.
Hoxhaj thotë se pas akuzave të Speciales, Haradinaj reagoi duke shpallur kandidaturën për president.
Ai thotë se Haradinaj po u bën shantazh partive në vend që ta bëjnë president atë.
“Specialja e ka goditur PDK-në nga jasht, e Haradinaj është i vetmi që po na godet nga brenda. Haradinaj reagoi nga të parët prej akuzave, ai shpalli kandidaturën për president. Haradinaj tre ditë pas arrestimit të kryetarit Veseli na kërrcënoi se nëse nuk ka zgjidhje për presidentin do shkojmë në zgjedhje. Haradinaj po bën shantazh drejt partive në vend por edhe PDK-së, po të kishte seriozitet do ta nderonte PDK-në duke pritur PDK-në dhe ta mbështeste një kandidat të PDK-së“, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.