Një mal në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person pasi i janë dhënë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e një njeriu nga qeveria.
Ligji i ri ofron mbrojtje shtesë për malin Taranaki – i njohur tani si Taranaki Maunga, emri i tij Maori – dhe do të thotë se ai ka të gjitha të drejtat, fuqitë, detyrat dhe përgjegjësitë e një personi.
Është pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë së Zelandës së Re dhe fiseve indigjene Maori, të cilat prej kohësh e kanë konsideruar malin 2,518 metra si paraardhës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Personaliteti juridik i malit ka një emër, Te Kahui Tupua, të cilin ligji e sheh si “një tërësi e gjallë dhe e pandashme”.
Ai përfshin Taranaki dhe majat dhe tokën përreth tij, “duke përfshirë të gjitha elementet e tyre fizike dhe metafizike”.
Ndërsa katër anëtarë të iwi-t ose fiseve lokale Maori dhe katër të tjerë të emëruar nga ministri i ruajtjes së vendit, do të përbëjnë një ent të ri që vepron si “fytyra dhe zëri” i malit, rregullon ligji.
Të drejtat ligjore në thelb u japin fiseve më shumë fuqi për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e malit në një epokë ku ai është bërë një vend popullor për turizmin, shëtitjet dhe sportet e borës.
Pavarësisht projektligjit të ri, i cili kaloi njëzëri në parlament, mali do të mbetet një destinacion i aksesueshëm për publikun.
“Mali ka qenë prej kohësh një paraardhës i nderuar, një burim ushqimi fizik, kulturor dhe shpirtëror dhe një vend pushimi”, tha Paul Goldsmith, politikani përgjegjës për vendbanimet midis qeverisë dhe fiseve Maori.