Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjecares një gruaje tjetër nga Obiliq.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Sipas policisë, të dyshuarit kanë tentuar që të udhëtojnë pasi e morën vajzën tre vjeçare jashtë Kosovës për qëllime të ndryshme, përmes pikës kufitare në Jarinjë.
“Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info