Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e katërt të një kompleksi banesor në rrugën “Sali Çeku”, në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 22 nëntor.

Sipas Veselit, Policia e ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 02:58, pas së cilës njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, kanë evakuuar banorët e hyrjes dhe të ndërtesës.

Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 05:15, kur banorët janë lejuar të kthehen në banesat e tyre.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar djegie në dorë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga radhët e civilëve.

Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë. Me udhëzimin e prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Incident zjarri”, ndërsa vendi i ngjarjes mbetet nën mbikëqyrjen policore deri në ekzaminimin forenzik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts