Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila shënohet më 22 nëntor.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një video, Rama ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë e shkronjave shqipe në ruajtjen e kujtesës dhe identitetit kombëtar.

“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama.

Dita e Alfabetit shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit, të mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, ku u mor vendimi historik për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts