Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se ka marrë lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19.
Ai thotë se është tejet e dhimbshme për të gjithë qytetin.
“Numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31. Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e sigurisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.