E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari. Ajo ka folur më shumë mbi rastet e provokimit dhe si përgjigjemi ndaj kësaj, duke u nisur dhe nga përjashtimi i G-Banit nga “Big Brother VIP”, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit…
Kush ka më shumë faj, ai që provokon apo ai që reagon?
Pyetja që duhet bërë është, a justifikohet dhuna? Jo, nuk ka asnjë rrethanë që dhuna është e justifikuar. Mbi të gjitha në shtëpinë e “Big Brother” që e ndjekin të gjithë. Deri ku është kufiri i provokimit? Loja e “Big Brother” është lojë provokimesh. Provokimi nxit debate, diskutime në shoqëri e opinionin publik. Nuk duhet të nxisë poshtërimin apo të dëmtojë psikologjikisht personin tjetër. Ay është kufiri i provokimit. Nuk duhet të dëmtojmë tjetrin. Nuk mund të pranojmë që një provokimi si një prekje në hundë, t’i përgjigjemi me dhunë. Dhuna gjeneron dhunë dhe nuk është asnjëherë përgjigjja.
A ka faj edhe provokuesi?
Provokuesi ka përgjegjësi për fjalët dhe veprat e veta dhe si ndikojnë tek tjetri. Është shumë e rëndësishme mënyra se si e perceptojmë ngjarjen. G-Bani ka të frejtë kur thotë që ‘trupi im më përket mua dhe s’ka të drejtë njeri të më prekë’. Por kjo e kthimit me shpullë kalon pak në paradoks.
Si e komenton Gjestin me provokimet që ai bën?