Futbollisti koreano-jugor Hwang Ui-jo është dënuar me një vit burg me kusht pasi filmoi në mënyrë të paligjshme skena seksuale me një grua, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

32-vjeçari, ish-sulmues i Norwich City dhe Nottingham Forest, luan aktualisht për klubin turk Alanyaspor.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares së Koresë së Jugut, por u pezullua në vitin 2023 pas akuzave kundër tij.

Gjykata e Seulit deklaroi se “duke marrë parasysh seriozitetin e efekteve të dëmshme shoqërore të filmimeve të paligjshme, është e nevojshme që [Hwang] të ndëshkohet rreptësisht.”

Megjithatë, u theksua se Hwang kishte shprehur pendesë dhe se videot ishin postuar në rrjetet sociale nga një palë e tretë.

/GazetaSinjali/

The post Futbollisti koreano-jugor dënohet me burgim pasi filmoi fshehurazi skenat seksuale me një grua appeared first on Sinjali.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 22, 2026

Related Posts