Florian Marku ka barazuar sonte ndaj Jamie Stewart.
Ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve.
Meçi u vlerësuar 76 – 76 me pikë, edhe pse Florian Marku e kishte iniciativën pothuajse gjatë gjithë meçit.
Marku e kishte iniciativën duke dhënë disa goditje shumë të forta e madje duke e rrëzuar kundërshtarin njëherë në raundin e dytë.
Nga të gjithë njohësit e boksit kjo po shihet si një padrejtësi e madhe që iu bë bokserit shqiptar, madje me reagim erdhi edhe vet faqja zyrtare që e transmetoi meçin, “DAZN Boxing”.
Ata u shfaqen të habitur nga vendimit i gjyqtarit.
Atje ku shpërthyen më pas edhe komentet nga e gjithë bota dhe shtetas të ndryshëm që e kishin parë këtë meç, duke thënë se ky ishte një vendim i turpshëm nga gjyqtari.
wait what?
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 12, 2020