Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) bën të ditur se ka përditësuar të dhënat e marra nga bankat komerciale.
Sipas Trustit, të gjithë ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit ta njoftojnë institucionin.
“Sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, thuhet në njoftimin e Trustit.
Sipas Fondit, deri dje kanë aplikuar mbi 230 mijë kontributpagues për ta tërhekur 10 përqindëshin.
Tërhekja e kësaj vlere është mundësuar në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.