Real Madridi e ka rrëzuar edhe njëherë tjetër Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj “Citizens”, pasi paraprakisht kishin triumfuar 3:2 në ndeshjen e parë.

Ishte nata e yllit francez, Kylian Mbappe që shënoi të tre golat e vendasve.

Të parin e shënoi qysh pas katër minutave lojë me një parabolë të bukur, pas asistit perfekt nga Asencio.

I dyti erdhi në minutën e 33-të pas asistit nga Rodrygo, kurse në të tretin francezi u asistua nga Valverde në minutën e 61-të.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i realizuar në minutën e dytë shtesë nga Nico.

Me këtë fitore, Real Madridi do të vazhdojë garën në 1/8 e finales ku do të përballet me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin.

Në anën tjetër, këtu merr fund rrugëtimi i Manchester Cityt në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

/GazetaSinjali/

The post Mbappe ia siguron Realit 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, City përshëndetet appeared first on Sinjali.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 22, 2026

Related Posts