Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve, si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike dhe institucionale në Kosovë.

Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe garantimin e funksionalitetit të institucioneve demokratike dhe stabilitetit institucional.

Në takim u veçua edhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Në fund, Abdixhiku falënderoi ambasadorin Schubel për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts