Vaksina funksionon si Snapchati. Ky është shpjegimi i ekspertit mjekësor, Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Kjo vaksinë nuk përmban vetë virusin. Mendojeni si një email dërguar sistemit tuaj imunitar që tregon se si duket virusi, udhëzime për ta vrarë atë dhe më pas si një mesazh Snapchat, ai zhduket.
Teknologji e mahnitshme ”, deklaroi Frieden.
Si Pfizer-BioNTech ashtu edhe Moderna përdorin mARN për vaksinat e tyre. Ndryshe nga shumica e vaksinave, vaksinat e mARN nuk përmbajnë një virus të gjallë, që do të thotë se nuk mbartin rrezik për të shkaktuar sëmundje te personi i vaksinuar.
Shkencëtarja Katali Kariko, nënkryetare e BioNTech dhe një pioniere në teknologjinë e vaksinave mRNA, tha se ajo e dinte që teknologjia do të funksiononte për vaksinat e reja.
“Unë prisja që do të funksiononte sepse tashmë kishim eksperimente,” tha Kariko për CNN. “Unë isha e sigurtë se do të funksiononte.”/A2CNN