Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media para nisjes së punimeve të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Jerevan të Armenisë.
Rama ka thënë se ky është një tjetër samit dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet e përbashkëta.
“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Evropës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, ka thënë Rama.
Rama është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë mund t’ju ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen?
“Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë.”, ka thënë tutje Rama.
Gjithashtu, para nisjes së këtij samiti, kryeministri shqiptar është pritur në takim nga homologu i tij nga Armenia, Nikol Pashinvan.




















