SPORT
1 min read
96

Juve mposht Cagliarin

February 23, 2025
0
Juve mposht Cagliarin

Skuadra Juventus ka shënuar fitoren e 12-të këtë edicion të garave në Serie A, duke forcuar më tej pozitën e katërt në tabelë, e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Dueli i javës së 26-të të elitës së futbollit italian në Cagliari ishte mjaft interesant. Vendësit arritën t’i përballojnë ekipit të fuqishëm nga Torino shumicën e lojës, por një gabim e vulosi epilogun.
Mbrojtësi Jerry Mina në minutën e 12-të bëri një pasim mbrapa, gjë të cilën e shfrytëzoi sulmuesi Dushan Vlahoviq, duke parakaluar me top portierin Elia Caprile për avantazhin e mysafirëve.

 

Kjo ishte humbja e 13-të për Cagliarin këtë sezon dhe ekipi vazhdon të mbetet pranë zonës së rrezikshme me 25 pikë në pozitën e 15-të, po aq sa edhe Lecce një pozitë më poshtë, por me gol-diferencë më të dobët.

Related Posts