Me iniciativën e Grupit të Asambleistëve të PDK-së dhe me mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, është thirrur një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.
Sipas njoftimit, seanca do të mbahet më 26 shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00.
Në rendin e ditës është përfshirë pika me titull “JO NË EMRIN TIM”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se për pjesëmarrje në këtë seancë janë ftuar edhe qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë diskutimet dhe vendimet që do të dalin nga kjo mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal. /Telenews.al/




















