Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Të dyshuarit për këto raste shpesh dalin të jenë persona të njohur, të afërm e familjarë. Një rast i tillë dhe jo fort i zakontë po dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se një 44-vjeçar ka raportuar se dyshon se e dashura e tij 25-vjeçare ka krye vjedhje në banesën ku ata kanë qëndruar dhe nuk ka asnjë informacion për të.
Bazuar në informacionet e para, viktima ka deklaruar se partneren e tij e kishte lënë në banesë, por kur u kthye përveç që nuk e gjeti aty, pa diçka që nuk kishte ndodhur më parë.
Fishekët e armës së tij i gjeti nëpër tokë, por jo edhe pistoletën – që po dyshohet se ia vodhi e dashura dhe u largua, thonë tutje të njëjtat burime.
Siç merr vesh Sinjali, pasi rasti është denoncuar dhe kanë intervenuar njësitë përkatëse, është gjetur edhe një gëzhojë.
Pas ekzaminimeve të kryera, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarës.
The post Prishtinë: 44-vjeçari raporton se e dashura ia vodhi armën dhe iku, Policia gjen një gëzhojë në banesë appeared first on Sinjali.