Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik, të cilëve u kanë bërë thirrje t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë bashkëbisedimit, Tasholli dhe Hoxha thanë se historia nuk mund të ndryshohet në emër të popullit të Kosovës dhe se lufta e UÇK-së për liri nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

“E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”, deklaroi Tasholli.

Ndërkaq, studentët u shprehën se do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit, duke theksuar se, sipas tyre, liria nuk mund t’i cenohet askujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts