Autoritetet po hetojnë vdekjen e aktorit legjendar të Hollivudit, Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, të mërkurën.

Vdekja e çiftit të famshëm është konsideruar e dyshimtë, ndërsa në banesë mësohet se nuk ka pasur rrjedhje gazi.

Trupi i aktorit 95-vjeçar amerikan dhe bashkëshortes së tij 65-vjeçare u gjetën në dhoma të ndryshme, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Një nga qentë e tyre gjithashtu u gjet i ngordhur në banesë. Në të njëjtën kohë u bë publike edhe biseda telefonike mes punonjësit që gjeti të vdekur Hackman dhe gruan e tij dhe autoriteteve policore.

Në lidhje telefonike, punonjësi pyetet “a janë të ndërgjegjshëm?”, ndërsa ai përgjigjet: “jo, jo, jo, ata nuk lëvizin. Dërgo dikë këtu shpejt.”

Mbetet mister se si vdiqën Hackman dhe Arakawa, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat.

Trupave të pajetë iu janë bërë testet toksikologjike dhe të monoksidit të karbonit, duke ndërsa rezultatet janë ende në pritje, sipas zyrës së sherifit.

Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Santa Fe nuk gjeti shenja të një rrjedhjeje ose helmimi të monoksidit të karbonit, ndërsa nuk u gjet asnjë provë që tregonte se kishte një problem me tubat brenda dhe përreth shtëpisë.

Hackman dhe Arakawa u gjetën të mërkurën pasdite pasi një punonjës telefonoi. Sherifi Adam Mendoza tha të enjten se çifti kishin ndërruar jetë prej disa kohësh.

Një punonjës shkoi në rezidencë të mërkurën dhe vuri re se çifti nuk ishte në shtëpi, gjë që me sa duket ishte e pazakontë. Ai kontaktoi një oficer sigurie, i cili shkoi në shtëpi dhe zbuloi çiftin brenda banesës, tha Mendoza.

Puonjësi telefonoi policinë duke u thënë që  dera ishte e mbyllur dhe se nuk mund të hynte, por kishte parë trupat e çiftit nga dritarja.

Oficerët e gjetën trupin e gruas në dyshemenë e një banjo, sipas deklaratës. Pranë saj ishte një shishe me pilula të shpërndara përreth. Nuk është e qartë se çfarë lloj pilula ishin.

Më pas ata gjetën qenin e ngordhur rreth 15 metra larg nga Arakawa. Më pas u zbulua trupi i Hackman në një dhomë të vogël të shtëpisë dhe dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar.

Trupi i Arakawa kishte shenja të dekompozimit. Dy qen të tjerë u gjetën të gjallë në pronë. Njëri ishte në banjë afër Arakawa dhe tjetri jashtë shtëpisë.

Related Posts