Besniku po lufton me gjithë fuqinë e tij kundër një armiku të pamëshirshëm – sëmundjes Leukemia Akute Myeloblastike.

Familjarët e tij, me anë të një postimi në Facebook bëjnë të ditur se prej një kohe të gjatë, ai është nën trajtime të rënda, duke kaluar dhimbje dhe sfida të paimagjinueshme.

“Kemi shpresuar me gjithë zemër, kemi pritur çdo analizë me frymën mbajtur, kemi numëruar ditët me lutje… por trajtimet nuk kanë dhënë rezultat. Gjendja e tij po përkeqësohet, dhe tani e vetmja dritë shprese është një transplant i palcës së eshtrave në Turqi. Ky trajtim ka një kosto të madhe, që arrin shifrën 140 mijë euro, një barrë që familja jonë nuk mund ta përballojë vetëm”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, familja lut të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojnë me mjete financiare.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të tij”, thuhet tutje në njoftim.

Të dhënat për kontributin:

IBAN NLB. XK051708010400249169

IBAN TEB:  XK052011000253291096

Related Posts