Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka bërë reagimin e saj të parë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ajo ndan me ndjekësit ndjesitë e saj pas eksperiencës në formatin e njohur televiziv.

Egli shprehet se po përjeton një boshllëk të brendshëm dhe se ndonjëherë e ka të vështirë të gjejë një ekuilibër emocional. Ajo pranon se ka momente kur ndjehet e pafuqishme, por edhe të tjera kur arrin të shpëtojë veten nga ky rrëfim i ndjeshëm.

“Kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem,” shprehet ajo në postimin e saj.

Egli thekson se në këto momente ka nevojë për përqafimet e familjarëve dhe miqve, duke lënë të kuptohet se është në kërkim të mbështetjes dhe dashurisë pas eksperiencës në reality show.

Reagimi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe dashamirësinë në këtë periudhë tranzicioni për të.æ

Related Posts