Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  333 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 146 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4952 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 774 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.

Related Posts