Sonte, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të zhvillohet nata e 12-të e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta do të shoqërohet me disa fjalime të ndryshme, duke nisur nga ai i organizatorit të protestës, Çlirim Haziri.
Në protestë do të flasin edhe Flor Rexha, student i stomatologjisë dhe pjesëtar i një familjeje dëshmori, si dhe Përparim Muji, veteran i UÇK-së.
Pjesë e programit janë edhe gazetari Dibran Istrefi dhe Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, Hafir Shala.
Në fund, para protestuesve do të flasë edhe artistja Besiana Mehmedi.




















