Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor nëntor dhe dhjetor, raporton Gazeta Express.
Përmes një njoftimi për media nga SBASHK-u është thënë se shqetësimet e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre lidhur me këtë çështje sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale.
Njoftimi i plotë:
Alarmojmë me kohë se shqetësimet e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale dhe kështu të krijohet një situatë, që askush nuk e do, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, që pritet të nis më 18 janar.
SBASHK ka përkrahur vendimet e Qeverisë Hoti që për punëtorët shëndetësor dhe policinë të ketë mjete shtesë në pagat e tyre për arsye se ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me Covid 19. Mirëpo kemi pritur me arsye që Qeveria Hoti ta bëj të njëjtin veprim edhe për punëtorët në sektorin e arsimit, ngase edhe ata duke zhvilluar procesin mësimor në institucione arsimore u përballën vazhdimisht me rrezikun nga Covid dhe këtë e dëshmon edhe numri i madh i të prekurve nga ky virus. Nga 14 shtatori kur filloi viti shkollor numri i punëtorëve të arsimit të prekur me Covid ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe vetëm në intervalin kohor 11 nëntor – 14 dhjetor të prekur nga Covid kanë qenë 2301 punëtorët arsimor. Numri i madh i të prekurve nga Covid në institucionet arsimore kishte bërë që nga institucionet përgjegjëse të vjen vendimi që gjysmëvjetori i parë të përfundojë para kohës së paraprakë. Ky realitet është dashur të ndikojë te Qeveria dhe të ndahen mjete për shtesa në aga edhe për sektorin e arsimit. Kjo nuk ndodhi dhe prandaj SBASHK-u kërkon nga Qeveria aktuale që të ndajë mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor e dhjetor të këtij viti për të vazhduar edhe në vitin e ardhshëm për gjithë kohën sa zgjat pandemia, apo deri sa nuk përmirësohet e nuk fillon se implementuari Ligji i pagave.
Alarmojmë me kohë se shqetësimet e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre lidhur me këtë çështje sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale dhe kështu të krijohet një situatë, që askush nuk e do, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, që pritet të nis më 18 janar.
SBASHK po ashtu ishte përgatitur të zhvillojë takime me përfaqësues të partive parlamentare , që janë në opozitë, pasi ato kishin paralajmëruar të mos e votojnë buxhetin e vitit 2021 për të kërkuar nga ta që ta votojnë Ligjin për buxhetin, por duke e amandamentuar atë e duke krijuar vijë të qartë buxhetore për të mbuluar kërkesat e Kontartës Kolektive të sektorit të arsimit me qëllim që çështjet e përcaktuara me Kontratë të realizohen pa apsur nevojë të shkohet në gjykata. Por pasi që ngjarjet po ndodhin pa pritur dhe po zhvillohen me shpejtësi të madhe , SBASHK-u u drejtohet publikisht deputetëve të parlamentit të Kosovës që ta votojnë buxhetin e vitit 2021 duke respektuar edhe këto kërkesa të SBASHK-ut.
Kujtojmë se anëtarët e SBASHK-ut kanë realizuar gjithë të drejtat nga Kontrata Kolektive , qoftë me dialog , qoftë përmes gjykatave,por buxheti i shtetit, krahas mjeteve për realizimin e këtyre të drejtave , është dashur të ndaj mjete shtesë për taksat gjyqësore dhe për palët tjera në këto procese gjyqësore.