Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë, duke thënë se qytetarët u mblodhën për të kërkuar drejtësi.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga protesta dhe ka shkruar: “Edhe sot bashkë për drejtësi.”
Protesta e sotme në Prishtinë u mbajt me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët shprehën qëndrimet e tyre lidhur me vendimet e Gjykatës Speciale.




















