Gazetarja Paulina Nushi ka rrëfyer një histori prekëse që ka mbetur një nga më të rëndat në karrierën e saj, lidhur me vdekjen e një vajze 15-muajshe në Kosovë, si pasojë e fruthit.
Nushi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kujtoi se ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe e cilëson si një nga storiet më të vështira që ka ndjekur.
Ajo flet për bisedën me nënën e vajzës, e cila kishte vaksinuar pesë fëmijë të tjerë dhe ata ishin të shëndetshëm, ndërkohë që vetëm vogëlushja, e cila nuk ishte vaksinuar, u infektua dhe vdiq.
“Vajza nuk u vaksinua, sepse kishte dëgjuar nga njerëzit e rrethit se vaksina mund të shkaktonte autizëm. Kjo ishte arsyeja që ajo nuk e vaksinoi fëmijën, dhe si rezultat, ajo e mori fruthin dhe nuk mbijetoi”, tregoi Nushi.