Skuadra e Llapit ka triumfuar ndaj Suharekës me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikë të mëdha.

Ardit Tahiri realizoi golin e parë në këtë duel, pas 32 minutave lojë.

Në pjesën e dytë, Llapi gjeti edhe golin e dytë, sërish me Ardit Tahirin.

Llapi tani me këtë fitore ka 29 pikë, po aq sa Suhareka që ndodhet në vendin e tetë.

Ndërkohë, Malisheva nuk ia doli ndaj Feronikelit 74′, pasi u ndal me barazimin 0-0.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Hazrollaj pas 6 minutave, por e humbi penalltinë.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts