Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka ironizuar me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari Shtetit, në tetorin e vitit 2020-të.
Ai në paraditen e së dielës ka shkruar se a thua avulluesit e mbi 2 milionë eurove iu përgjigjen lutjeve me e-mail për t’i kthyer paratë e vjedhura.
Madje ai në profilin e tij “Facebook” ka shkruar se koha është edhe për një lutje më të dhimbshme, pasi që pas shkurtit s’do të ketë më lutje.null
“A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë. Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini…”, ka shkruar Avdyli.
Kujtojmë se me 21 tetor u raportua për vjedhjen e 2.077.995.90 milionë euro nga Thesari i