Për sot parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale bore, kryesisht në sasi të pakta. Dita do të vijojë fillimisht kryesisht e vranët, më pas nuk do të mungojnë intervalet kohore me diell.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.